` . "Vaksinat e mundshme të Kinës nuk tregojnë reagim të pafavorshëm" - TV SHENJA

“Vaksinat e mundshme të Kinës nuk tregojnë reagim të pafavorshëm”

Kina pretendon se vaksinat e saj eksperimentale për mbrojtje kundër koronavirusit të ri (COVID-19) nuk kanë treguar “asnjë reagim të pafavorshëm”, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Deri më tani, askush nga ata që kanë marrë vaksinën ‘e përdorimit emergjent’ nuk kanë treguar reagime të rënda anësore”, tha Zheng Zhongwei, një zyrtar i lartë në Komisionin Kombëtar Shëndetësor të Kinës, për gazeta shtetërore “Globale Times”.

Gjigandët farmaceutikë në shumë vende i kanë rezistuar idesë së shkurtimit të procedurave gjatë prodhimit të një antigjeni për virusin e ri.

Megjithatë, Kina dhe Rusia kanë filluar vaksinimin eksperimental të një grupi të zgjedhur njerëzish, duke nxitur një debat mbi rreziqet e administrimit të trajtimeve të paprovuara në publik.

Zheng tha se në Kinë ka 13 kandidatë për vaksina që hyjnë në prova klinike, duke përfshirë katër në provat e fazës së tretë.

“60.000 vullnetarë kanë marrë katër vaksina eksperimentale. Vështirësia tani është në kryerjen e provave pasi epidemia në Kinë është vënë nën kontroll”, tha ai.

Zyrtari shtoi se përdorimi emergjent i vaksinave në Kinë është “në përputhje me ligjet përkatëse në lidhje me zhvillimin e ilaçeve dhe vaksinave, i cili kalon përmes një procesi rigoroz të argumentimit shkencor dhe procesit të miratimit”.

“Disa kinezë që shkuan jashtë vendit pranuan vaksinën vullnetarisht. Deri më tani, askush prej tyre nuk ka raportuar efekte anësore të padëshirueshme”, tha ai, duke shtuar se çmimi i vaksinave kineze kundër COVID-19 “me siguri do të jetë brenda një vlere që publiku mund ta pranojë”.

Në fillim të këtij muaji, Kina iu bashkua iniciativës ndërkombëtare “Covax” për shpërndarjen e vaksinave kundër COVID-19 në vendet në të gjithë botën.

Në këtë iniciativë marrin pjesë rreth 172 shtete, duke përjashtuar SHBA-në, Rusinë dhe disa të tjera, ndërsa iniciativa udhëhiqet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), aleanca e vaksinave GAVI dhe Koalicioni i Inovacioneve për Gatishmërisë Epidemike.

Më shumë se 100 vaksina kundër koronavirusit janë në zhvillim e sipër në të gjithë botën për të lehtësuar krizën globale.

Sipas të dhënave të fundit nga universiteti amerikan John Hopkins, nga sëmundja janë prekur mbi 40 milion njerëz, ndërsa kanë humbur jetën rreth 1,1 milionë persona në mbarë botën.