` . Vaksina AstraZeneca do të ju jepet vetëm personave mbi 60 vjet, tha Filipçe - TV SHENJA

Vaksina AstraZeneca do të ju jepet vetëm personave mbi 60 vjet, tha Filipçe

Vaksina  Astra Zeneka në vendin tonë do ti jepet vetëm qytetarëve mbi 60 vite. Këtë e ka deklaruar ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, raporton SHENJA.

“Në mëngjes biseduam dhe e rishikuam qëndrimin e bordin EMA-s lidhur me sigurinë e vaksinës Astra Zeneka.  Bordi doli me dy rekomandime. Njëra është se ato efektet të padëshirueshme, efektet trombotike të hyjnë në udhëzimet e vetë vaksinës dhe e dyta, çdo shtet duhet vetë të marrë vendim lidhur me atë se si do të përdoret vaksina. Në pajtim me këtë, pas konsultimeve që i bëmë në mëngjes, sollëm vendim që vaksina Astra Zeneka të mos ju jepet personave më të rinj se 60 vjet në vendin tonë. Sa i përket personave që e kanë marrë vaksinën, gjegjësisht ato që u vaksinuan ën Serbi me dozën e parë, nuk ka asnjë rekomandim për asnjë masë parapake, përveç se nëse kanë ndonjë simtom, të lajmërohen në kontrolle tek mjeku. Do të vendoset në mënyrë shtesë për dozën e  dytë për ato që janë vaksinuar në Serbi, do të presin rekomandimet dhe do të vendoset në mënyrë shtesë”, tha FIlipçe. /SHENJA/