Uzbekistan, 18 persona humbën jetën gjatë protestave

Uzbekistan, 18 persona humbën jetën gjatë protestave

Të paktën 18 persona e kanë humbur jetën dhe 243 të tjerë janë plagosur në ngjarjet më 1-2 korrik në Republikën Autonome Karakalpakstan të Uzbekistanit, transmeton AA.

Në deklaratën nga Zyra e Kryeprokurorit Publik të Uzbekistanit, pas propozimeve në lidhje me ndryshimin e neneve në lidhje me statusin e Republikës Autonome të Karakalpakstanit në Kushtetutën e Uzbekistanit në ngjarjet e ndodhura më 1-2 korrik në Nukus, qendra e Karakalpakistanit, ku u mbajtën protesta, u regjistruan 18 të vrarë dhe 243 të plagosur, 38 prej të cilëve roje sigurie.

Në deklaratë thuhet se 94 të plagosur janë shtruar në spital dhe disa prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Lidhur me ngjarjet janë ndaluar 516 persona.

Protestat nisën në Karakalpakstan më 1 korrik kur në rend dite erdhën disa propozime për ndryshimin e neneve që lidhen me statusin e Republikës Autonome të Karakalpakstanit në Kushtetutën e Uzbekistanit.

Pas kësaj, presidenti i Uzbekistanit, Shavkat Mirziyoyev, shkoi në Nukus, ku po vazhdonin protestat, u takua me qytetarët dhe njoftoi se statusi i Karakalpakstanit nuk do të ndryshohet.

Derisa protestat vazhduan, në Republikën Autonome të Karakalpakstanit u shpall gjendja e jashtëzakonshme deri më 2 gusht, me dekretin e nënshkruar nga presidenti Mirziyoyev.