“Ushtarët e SHBA-së në Siri do të tërhiqen nëpërmjet Erbilit”

“Ushtarët e SHBA-së në Siri do të tërhiqen nëpërmjet Erbilit”

Zëdhënësi i Komandës së Operacioneve të Përbashkëta të Irakut, major-gjenerali Jahja Resul tha se ushtarët amerikanë që do të tërhiqen nga Siria dhe do të kthehen në SHBA nëpërmjet territorit të Administratës rajonale kurde të Irakut, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Ushtarët amerikanë që do të tërhiqen nga Siria do të kalojnë në Erbil dhe jo nga territoret nën kontrollin e qeverisë qendrore të Irakut. Më pas nga Erbili do të kthehen në SHBA ose ndoshta në rajone të tjera”, theksoi Resul në një deklaratë për mediat irakiane.

Po ashtu major-gjenerali Resul tha se tërheqja e ushtarëve amerikanë nëpërmjet Erbilit nuk nënkupton shkeljen e sovranitetit të Irakut dhe se ushtarët nuk do të vendosen përgjithmonë në Irak.

Ndërkohë bëhet e ditur se deri më tani nuk ka ndonjë udhërrëfyes nga Qeveria e Washingtonit në lidhje me mënyrën se si do të tërhiqen ushtarët amerikanë nga Siria.

Pas njoftimit të bërë nga presidenti i SHBA-së Donald Trump më 19 dhjetor për tërheqjen e trupave nga Siria, në bazën ajrore Harir në Erbil i cili me shumë mundësi do të jetë destinacioni i tërheqjes së ushtarëve amerikanë kishin filluar veprime intensive ajrore.

Forcat amerikane morën plotësisht nën kontroll bazën ajore Harir një vit pasi organizata terroriste DEASH ishte shfaqur në vitin 2014. Për SHBA-në Harir shihet si një bazë e sigurtë për shkak se rajoni ndodhet nën kontrollin e Peshmergëve dhe është një rajon ku prania e DEASH-it është shumë e vogël në krahasim me rajonet tjera.