Ursula: Me hapjen e kësaj dere, Maqedonia e Veriut forcohet me atë që është brenda procesit negociues dhe jo jashtë saj

Ursula: Me hapjen e kësaj dere, Maqedonia e Veriut forcohet me atë që është brenda procesit negociues dhe jo jashtë saj

Kryetarja e  KE-së Ursula von der Lajen tha se megjithatë vendimi është i Maqedonisë së Veriut, dhe se bëhet fjalë për rrugën që do ta zgjedh vendi.

“Nëse vendosni ta miratonin propozimin e reviduar francez, në ditët në vazhdim do të mbahet konferencë ndërqeveritare. Ne si Komision do të vazhdojmë me procesin e skirningut. Ky është hapi i parë në procesin negociues. Atëherë do të na jetë kënaqësi ta pranojmë ekipin tuaj negociues në Bruksel dhe të vendosim ekip negociues në kryeqytetin tuaj dhe të punojmë së bashku. Si në çdo demokraci i dëgjojmë argumentet që i keni e dëgjoj argumentin. Të nderuar kam dëgjuar me shumë vëmendje. Kam dëgjuar shqetësimin për gjuhën dhe identitetin. Nuk ka dyshime e gjuha maqedonase është gjuha juaj. Do ta përsëris nuk ka dyshim, se gjuha maqedonase është e juaj dhe ne e respektojmë këtë, për këtë shkak në propozimin  reviduar qëndron gjuha maqedonase pa kualifikime nga BE. Propozimi e respekton edhe identitetin tuaj nacional. Principi i vetidentfikimit është i rëndësishëm për çdo marrëdhënie. Mund të llogarisni në mua që procesi qasës të respektoj principet evropiane dhe standarde”, deklaroi Ursula, raporton SHENJA.

Ursula tha se çështjet bilaterale që kanë të bëjnë me historinë nuk janë kusht për bisedimet qasëse.

Ajo tha se dikush thotë se është mirë të priten momente të reja dhe një marrëveshje të re.

“Por mendoni se me sa mund kemi arritur këtu. Ju inkurajojë të shfrytëzoni këtë mundësi. Me hapjen e kësaj derre, Maqedonia e Veriut forcohet me atë që është brenda procesit negociues dhe jo jashtë saj. Përfitimet do të akumulohen si do të avanconi”, u shpreh më tej Ursula, raporton SHENJA, duke thënë se kjo është ajo që e dëshirojnë të rinjtë, të cilët të ardhmen e tyre e shohin në vendlindjen e tyre.