Ukrainë, 8 të vdekur nga sulmi rus në Vinnytsia

Ukrainë, 8 të vdekur nga sulmi rus në Vinnytsia

Të paktën 8 persona e kanë humbur jetën ndërsa tetë të tjerë u plagosën në një sulm të ri raketor rus në qytetin ukrainas Vinnytsia, raporton Anadolu Agency (AA).

Nga Shërbimi ukrainas për situata të jashtëzakonshme njoftuan se tetë persona, përfshirë një fëmijë, humbën jetën në sulm.

Policia ukrainase deklaroi se tre raketa goditën një shtëpi në qendër të qytetit dhe ndërtesa banimi aty pranë.

Mësohet se zjarri i cili ka shpërthyer në zonat e prekura është përhapur edhe në parkingun aty pranë, si dhe janë djegur rreth 50 automjete.

Ekipet në terren punojnë në shuarjen e zjarrit dhe kryerjen e operacioneve të kërkim-shpëtimit.

“Rusia shkatërron popullsinë tonë çdo ditë, vret fëmijë ukrainas, lëshon raketa në zonat civile ku nuk ka asgjë ushtarake. Është një vend terrorist”, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy.