Ukraina thotë se rreth 70 për qind e sulmeve ruse janë në objekte civile

Ukraina thotë se rreth 70 për qind e sulmeve ruse janë në objekte civile

Zëdhënësi i ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës, Oleksandr Motuzyanyk, thotë se deri në 70 për qind e sulmeve me raketa ruse janë në qytete paqësore dhe objektiva jo-ushtarake.

Sipas CNN, përcjell Telegrafi, Motuzyanyk deklaroi të premten se vetëm 30 për qind e sulmeve raketore ruse janë në objektiva ushtarake.

“70 për qind e mbetur e sulmeve janë rusët që sulmojnë qëllimisht qytetet paqësore. Rusia duhet të njihet si një vend terrorist”, tha ai.

“E vetmja mënyrë për të ndaluar këtë terror raketor është shkatërrimi i raketave që Rusia lëshon mbi Ukrainë”, u shpreh zëdhënësi.

Sipas tij, sistemet kundërajrore funksionuan “siç mundën”, kur Vinnytsia u sulmua të enjten.

“Dy raketa nga pesë u rrëzuan. Nëse do të kishim armë moderne kundërajrore më të fuqishme, do të mund të shkatërronim më shumë nga ato raketa ruse. Sot ne kemi nevojë për mbrojtje ajrore moderne”, tha Motuzyanyk.

Ai shtoi se sistemet HIMARS po punojnë mirë në vijat e frontit dhe më shumë se 30 objekte logjistike ushtarake të Rusisë janë shkatërruar.

Ndryshe nga sulmi i së enjtes në Vinnytsia të Ukrainës mbeten të vrarë 23 persona, prej tyre tre fëmijë pasi qendra u sulmua me raketa ruse. /Telegrafi/