Ukraina: Rusia ka avantazh në Luhansk, Putin po përdor ushqimin si ‘armë’

Ukraina: Rusia ka avantazh në Luhansk, Putin po përdor ushqimin si ‘armë’

“Rusia tashmë ka më shumë avantazh në Luhansk por ne po bëjmë gjithçka që mundemi”, kështu raportoi nga terreni gjenerali ukrainas Oleksiy Gromov.

Ai tha gjithashtu se Rusia është parë të  lëvizë sistemet e raketave Iskander në rajonin perëndimor të Brestit të Bjellorusisë, gjë që ngre dyshimet se sulmet e reja raketore mund të godasin në Ukrainën perëndimore.

Ukraina thotë se luftimet në rajonin lindor të Donbasit të vendit kanë arritur nivelin e tyre më të ashpër deri më tani

“Situata mbetet e vështirë dhe tregon shenja të acarimit të mëtejshëm. Armiku përdori të gjitha forcat dhe mjetet për të kapur territorin tonë dhe për të rrethuar trupat tona. Luftimet kanë arritur intensitetin maksimal deri më sot”, tha ukrainasja.

Forcat ruse deri më tani ka sulmuar 40 qytete në Donbas, ku të paktën katër persona kanë humbur jetën në Kharkiv.

Qytetet e Severodonetsk dhe Lysychansk në Donbas, kanë qenë veçanërisht më të bombarduarit.

Ndërkohë Ministri i Jashtëm i Ukrainës tha se Rusia po përpiqet të “shantazhojë” botën me një ofertë për të zhbllokuar portet detare të Ukrainës nëse sanksionet kundër saj zvogëlohen, duke paralajmëruar se bllokada mund të nxisë një “krizë ushqimore shumëvjeçare”.

Presidenti rus Vladimir Putin tha se Perëndimi do të dështojë në përpjekjet e tij për të izoluar Rusinë. Duke folur në Forumin Ekonomik Euroaziatik, ai i kritikoi ata për sekuestrimin e aseteve ruse, duke e përshkruar atë si “vjedhje”.