Ukraina po heton 11.000 raste të mundshme të krimeve të luftës

Ukraina po heton 11.000 raste të mundshme të krimeve të luftës

Prokurorja e përgjithshme ukrainase, Iryna Venediktova ka thënë se më shumë se 11.000 raste janë duke u shqyrtuar si krime të mundshme lufte.

Ndërsa Ukraina kërkon të ndjekë penalisht ushtarët rusë të përfshirë në konflikt, Venediktova tha se 40 të dyshuar janë identifikuar deri më tani, raporton Sky News, transmeton Zeri.info.

Më herët, ushtari rus 21-vjeçar Sgt Vadim Shyshimarin u paraqit në një gjykatë në Kiev i akuzuar për vrasjen e një 62-vjeçari ukrainas duke e qëlluar në kokë.

“Kam besim se në një të ardhme të afërt do të shohim që raste të tjera të transferohen në gjykata dhe autorët të dalin para gjykatësve”, tha Venediktova.

Ajo tha më tej se “Ne do të sigurojmë që këto raste të sillen në përfundimin e tyre logjik”. /Zëri/