Ukraina: Ne duam paqen, më shumë se çdo komb tjetër

Ukraina: Ne duam paqen, më shumë se çdo komb tjetër

Ukrainasit kanë reaguar ndaj fjalimit të Presidentit Volodymyr Zelensky në samitin e G20 duke mbështetur deklaratat e tij, sipas BBC.

Oleksiy Goncharenko, një deputet ukrainas tha për BBC-në: “Ukraina dëshiron paqen dhe ne duam paqen më shumë se çdo komb tjetër në botë sot, sepse ne po vuajmë nga kjo luftë e tmerrshme”.

Ai shtoi se do të duhej të kishte një paqe të qëndrueshme në mënyrë që bota të mos “shndërrohej në një xhungël me një grabitqar që gjuan kombet paqësore”.
Ukraina mund të mbështetet ende tek vendet perëndimore, veçanërisht të SHBA-së dhe Britanisë së Madhe.

Por samiti i G20 ka theksuar gjithashtu presionin nga vendet e tjera, veçanërisht Indisë dhe Indonezisë, që negociatat të ndodhin sa më shpejt të jetë e mundur. /abcnews.al