Ukraina ndërton një mur në kufi me Bjellorusinë

Ukraina ndërton një mur në kufi me Bjellorusinë

Ukraina po ndërton struktura fortifikuese dhe po instalon një mur prej betoni të përforcuar në kufirin me Bjellorusinë.

Lajmi u bë i ditur nga Zëvendës Shefi i Zyrës së Presidentit të Ukrainës Kyrylo Tymosheno, sipas Reuters.

“Ne po ndërtojmë një mur në kufirin me Bjellorusinë. Një hendek, argjinaturë, mur prej betoni të përforcuar me tela me gjemba, këto janë pengesat inxhinierike që po ndërtohen në Volyn”, vuri në dukje Timoshenko.

Sipas tij, tashmë janë përfunduar rreth 3 kilometra të zonës kufitare. Punimet e ndërtimit vazhdojnë. Sipas Timoshenko, kjo nuk është e gjitha, por detajet e mëtejshme nuk do të zbulohen.

Punimet përkatëse po kryhen në rajonin Rivne dhe rajonin e Zhytomyr. Po ashtu, po ndërtohen fortifikime dhe po krijohen zona kufitare në rajonet në kufi me Rusinë.

Kufiri i Ukrainës me Bjellorusinë është më shumë se 1000 km i gjatë.