UEJL organizoi pritjen tradicionale të studentëve të vitit të parë

UEJL organizoi pritjen tradicionale të studentëve të vitit të parë

Në fjalimin e tij tradicional në pritjen e studentëve në fillimvitin akademik, mirëseardhje rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, i porositi studentët që në maksimum t’i shfrytëzojnë mundësitë pasi stafi i përkushtuar, i trajnuar dhe i motivuar është në funksion dhe në shërbimin tuaj 24 orë.

“E kuptoj mendësinë e gjeneratës suaj dhe ne e kemi politikë institucionale që t’ju përshtatemi dhe të jemi në shërbimin tuaj. UEJL është universitet unik në krahasim me universitetet tjera standarde jo vetëm në vend, por edhe në regjion. Dallimi qëndron në mënyrën e realizimit të studimeve, në përkushtimin ndaj studimeve, në tregjuhësinë, si një mundësi specifike, që do t’ju ndihmojë ta shijoni diversitetin edhe në jetën tuaj, si dhe ofrimi i shërbimeve të personalizuara, të fokusuara në shërbime individuale, ku çdo student trajtohet individualisht gjatë studimeve”, u tha studentëve mes tjerash, rektori Bexheti .

Studentëve iu drejtua edhe kryetari i Parlamentit dhe Asociacionit Studentor, Agron Demiri, i cili i ftoi të bëhen pjesë e këtij asociacioni dhe të kontribuojnë konkretisht me ide dhe organizime konkrete për të pasuruar edhe më shumë jetën studentore në kampus.

Aktivitet për pritjen e studentëve të ri kanë filluar që ditën e hënë (19 shtator),në kuadër të organizimit, Java Orientuese dhe gjatë tërë javës mbahen aktivitete orientuese në kampusin në Tetovë dhe në Shkup, nga secili fakultet dhe nga shërbimet studentore.