UEFA ”godet” Shkupin me gjobë prej 44 000 eurove

UEFA ”godet” Shkupin me gjobë prej 44 000 eurove

Komisioni Disiplinorë i UEFA-së ka sjellë vendime për ndeshjet eliminatore të Kupave të UEFA-së dhe në mesin e skuadrave të gjobitura figuron edhe kampioni i vendit tonë, FC Shkupi që për veprimet e publikut do të duhet të paguajë 44 000 euro në llogari të shtëpisë së futbollit europian.

Vendimi është komunikuar edhe nga faqja zyrtare e FC Shkupit, që në mënyrë indirekte shfrytëzon këtë mundësi që të bëjë thirje për sensibilizim të tifozëve për të ardhmen.

Komunikata e FC Shkupit:

Të dashur tifozë të klubit tonë!

F.C. Shkupi gjithmonë ka vlerësuar përkrahjen tuaj dhe ende vazhdon, por ndonjëherë ndodhin skena që nuk janë aspak të dëshiruara për ne. Kështu për shkak disa ngjarjeve të shkaktuara nga disa tifozë të papërgjegjshëm në ndeshjet në Evropë dhe nga ndeshja e fundit në Çair, klubi jonë është dënuar nga ana e UEFA-së më një gjobë prej 44.000€.

Ju ftojmë që skena të tilla mos të përsëriten si dhe të përkrahim FC SHKUPIN ashtu siç na ka hije”,thuhet në komunikatën e FC Shkupit.