Ueb faqja e internetin të MASH ende nuk është në funksion

Ueb faqja e internetin të MASH ende nuk është në funksion

Faqja e internetit e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH) nuk është ende në funksion pasi u hakerua më 9 shtator. Në 12 ditët e fundit është shkëputur plotësisht dhe nuk ka qasje në të.

Nga MASH thonë se po punohet për riaktivizimin e tij, por nuk specifikojnë se kur pritet.

Është raportuar se faqja (www.mon.gov.mk) është sulmuar nga ekipi grek i hakerëve “Netwatchers”. Më pas MASH njoftoi se është në komunikim me QIRT-Qendrën Kombëtare për Incidentet Kompjuterike pranë Agjencisë së Komunikimeve Elektronike, ku është raportuar rasti dhe nga ku presin, me mbështetjen e Ministrisë së Brendshme, të ndërmarrin veprime konkrete për gjeni vendndodhjen dhe burimin e sulmeve.

Ndërkohë, shërbimi i IT-së i MASH-it me mbështetjen e bashkëpunëtorëve të jashtëm po ndërmerr veprime për forcimin e sigurisë së faqes së internetit, pas së cilës ajo do të aktivizohet sërish, theksuan MASH më 10 shtator.
Nga MASH njoftuan se nuk ka nevojë të shqetësohet për gjoja shkarkimin e bazave të të dhënave të qytetarëve, sepse në ueb-faqen, siç ishte paralajmëruar “nuk ka baza të tilla të të dhënave dhe ka karakter informativ”.

Ndërkohë, informacionet për aktivitetet e Ministrisë mund të ndiqen në faqen e saj në Facebook.