Udinese përmbys Interin dhe merr kryesimin, dridhet pankina e Inzaghit

Udinese përmbys Interin dhe merr kryesimin, dridhet pankina e Inzaghit

Inter pëson humbjen e tretë në kampionat dhe sërish me rezultatin 3-1, ashtu si ndaj Lazios e Milanit. Këtë herë ishte Udinese ajo që përmbysi zikaltrit në “Dacia Arena” dhe u shkaktoi një disfatë që pritet të shkaktojë furtunë në kampin zikaltër.

Vetëm 12 pikë në 7 ndeshje janë shumë pak për një skuadër që pretendon titullin kampion, por që ka pësuar plot 11 gola, ndërsa në krahun tjetër Udinese merr kryesimin e renditjes me 16 pikë, pasi ka bërë një barazim e më pas 5 fitore radhazi.