Udhëheqësit e BE-së do të mbështesin Ukrainën të marrë statusin e kandidatit

Udhëheqësit e BE-së do të mbështesin Ukrainën të marrë statusin e kandidatit

Ukraina do të marrë statusin e kandidatit për Bashkimin Evropian në një samit të Brukselit të enjten, pasi Komisioni Evropian dha dritën e jeshile.

Ukraina aplikoi disa ditë pas pushtimit rus në shkurt dhe që atëherë procesi ka ecur me një shpejtësi rekord.

Ambasadori i saj në BE tha se kjo do të ishte nxitje pozitive psikologjike për ukrainasit.

Por Vsevolod Chenstov pranoi se integrimi i vërtetë mund të fillojë vetëm kur të mbarojë lufta.

Statusi i kandidatit është hapi i parë zyrtar drejt anëtarësimit në BE dhe Franca tha këtë javë se kishte konsensus total për Ukrainën. Por mund të duhen shumë vite për t’u bashkuar dhe nuk ka asnjë garanci për sukses, shkruan BBC.

Vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia kanë qenë vende kandidate prej vitesh, në disa raste për më shumë se një dekadë. Bosnja dhe Hercegovina aplikoi për kandidaturë në vitin 2016, por ende nuk ia ka dalë.

Udhëheqësit e BE-së do të takojnë gjithashtu homologët e tyre të Ballkanit Perëndimorë të enjten në mëngjes, përpara samitit kryesor për të ndërtuar lidhjet e ngushta ekzistuese, por diskutimet priten të jenë të vështire.

Disa shtete anëtare po bëjnë presion që Bosnjës t’i jepet statusi i kandidatit, megjithëse kjo nuk pritet të ndodhë. Megjithatë, ka shpresa se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të bëjnë përparim.