U vendosën pajisje të reja parku te liqenet në pjesën e dytë të Parkut të qytetit

U vendosën pajisje të reja parku te liqenet në pjesën e dytë të Parkut të qytetit

Ekipet e NP “Parqe dhe Gjelbërim” ditët e fundit vendosën pajisje të reja parku te liqenet në pjesën e dytë të Parkut të qytetit.

Elementi i ri i parkut përshtatet plotësisht në mjedisin natyror, kontribuon në pasurimin e përmbajtjeve të parkut dhe është vendi i vërtetë për qëndrim të këndshëm në natyrë. Belvederi është përgatitur me elemente druri dhe është i mbuluar me shindër.

Mirëmbajtja e gjelbërimit, rregullimi i sipërfaqeve të reja të gjelbra dhe vendosja e pajisjeve të reja të parkut është vetëm një pjesë e aktiviteteve që NP “Parqe dhe Gjelbërim” kryen këto ditë në Parkun e qytetit, ndërsa ekipet e tyre janë veçanërisht aktive në pjesën e dytë të tij.

Në Parkun e qytetit vazhdon edhe rikonstruksioni i korsive qendrore që kryhet nga NP “Rrugë dhe Rrugica”, dhe do të vazhdojë edhe në periudhën në vijim, për të rinovuar me asfalt të ri 3.000 metra katrorë.

Shërbimet e Qytetit të Shkupit në periudhën e ardhshme do të bëjnë rinovimin e pajisjeve urbane të dëmtuara në Parkun e qytetit, do të rinovohen çezmat jofunksionale për ujin e pijshëm dhe shatërvanët, si dhe do të kryhet gjelbërimi shtesë i lulishteve ekzistuese.