Turqia “shpëton botën” nga uria

Turqia “shpëton botën” nga uria

Delegacionet e Rusisë, Ukrainës dhe Turqisë arritën një marrëveshje parimore në takimin e mbajtur në Stamboll për zhbllokimin e eksporteve të grurit nga portet e Ukrainës.

Siç njoftoi ministri turk i Mbrojtjes Hulusi Akar, u arrit një marrëveshje për krijimin e “korridoreve të sigurta” në Detin e Zi për transferimin e grurit nga portet e Ukrainës, si dhe për krijimin e një qendre koordinimi për këto operacione.

Detajet e marrëveshjes do të përcaktohen javën e ardhshme kur të nënshkruhet teksti përfundimtar, tha Hulusi Akar.

Këto bisedime, në të cilat morën pjesë ekspertë ushtarakë të tre vendeve, në prani të përfaqësuesve të Kombeve të Bashkuara, zgjatën rreth 3 orë. /tesheshi.com/