` . Turqia raporton 30.110 raste të reja me COVID-19 - TV SHENJA

Turqia raporton 30.110 raste të reja me COVID-19

Turqia gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 30.110 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), prej të cilave 6.101 ishin simptomatike, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave nga Ministria turke e Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus në vend është rritur në 506.966.

Gjatë ditës së kaluar 4.593 pacientë të tjerë të prekur nga koronavirusi u shëruan, duke e çuar në 409.320 numrin e përgjithshëm të të shëruarve, ndërkohë numri i të vdekurve ka shkuar në 13.936, përfshirë 190 viktima të reja të regjistruara brenda 24 orëve të fundit.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore turke kanë kryer mbi 18.77 milionë teste të dyshuara për COVID-19, me 180.312 teste të kryera vetëm gjatë ditës së fundit.

Numri i pacientëve të prekur nga COVID-19 që janë në gjendje kritike aktualisht është 5.303.

“Ne nuk duhet të harrojmë se masat paraprake, qofshin ato të obligueshme apo vullnetare, shpëtojnë jetë njerëzish”, shkroi në twitter Fahrettin Koca, ministër i Shëndetësisë.

Ai kërkoi nga publiku të ndjek masat kundër pandemisë COVID-19 dhe të qëndrojnë në shtëpi.