` . Turqia raporton 1.815 raste të reja dhe 1.504 të shëruar nga COVID-19 - TV SHENJA

Turqia raporton 1.815 raste të reja dhe 1.504 të shëruar nga COVID-19

Turqia raportoi 1.815 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19) dhe 1.504 të shëruar gjatë 24 orëve të fundit, njoftoi Ministria e Shëndetësisë e vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Numri i përgjithshëm i rasteve në vend tani qëndron në 347.493, ndërsa numri i të shëruarve ka arritur në 304.003, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë.

Numri i të vdekurve nga virusi arriti në 9.296, me 72 viktima të reja.

Ndërkaq, mbi 101 mijë teste të tjera janë kryer gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm në mbi 12,4 milionë.

Shifrat gjithashtu treguan se numri i pacientëve në gjendje kritike tani qëndron në 1.427, ndërsa 5,9 për qind vuajnë nga pneumonia.

Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, shkroi në Twitter se “e kemi patjetër të ulim numrin e rasteve aktive dhe pacientëve në gjendje kritike”.

Koca i bëri thirrje kombit turk të vazhdojnë me luftën kundër virusit të gjithë së bashku.