` . TURQIA FITUESE NË EUROPIANIN E KARATESË - TV SHENJA

TURQIA FITUESE NË EUROPIANIN E KARATESË

Turqia ka dalur fituese me plotë meritë në Kampionatin Europian të karatesë për senior që u zhvillua në Poreç të Kroacisë. Turqia dominoi në këtë eveniment madhor, duke fituar 6 medalje të arta, 2 të argjenda dhe 1 të bronztë. Maqedonia e Veriut në këtë Europian nuk arriti të shkojë më shumë se një vend të 7-të, ashtu njejtë si Shqipëria që kishte paraqitje të mirë, ndërsa Kosova fitoi një medalje të bronztë, të cilën e rrëmbeu Herolind Nishevci. Maqedonia dhe Kosova në këtë Europian janë paraqitur me ekipe të kompletuara në të gjitha kategoritë, ndërsa Shqipëria garoi vetëm në kategorinë kumite. Kujtojmë se në Kampionatin Europian për senior të zhvilluar në Kroaci morën pjesë gjithsej 513 karateistë nga 47 shtete të Europës.