Turqia: Bisedimet me Finlandën dhe Suedinë për aplikimin në NATO do të vazhdojnë

Turqia: Bisedimet me Finlandën dhe Suedinë për aplikimin në NATO do të vazhdojnë

Türkiye ka deklaruar se bisedimet për aplikimin e Finlandës dhe Suedisë për anëtarësim në NATO do të vazhdojnë dhe se samiti i ardhshëm i NATO-s në Madrid nuk është një pikë përfundimtare, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një konferencë për media në Bruksel, pas bisedimeve të organizuara nga NATO me Finlandën dhe Suedinë, zëdhënësi i presidencës turke, İbrahim Kalın, tha se, “Siç kemi thënë më parë, samiti i NATO-s (në Madrid) nuk është një pikë kthese apo pikë përfundimtare për ne, kështu që ato negociata do të vazhdojnë. Kështu u thamë bashkëbiseduesve tanë nga Finlanda dhe Suedia”.

Kalın po ashtu tha se Türkiye pret që Suedia të ndërmarrë hapa konkrete kundër aktiviteteve të grupit terrorist PKK, duke shtuar se autoritetet suedeze kanë bërë deklarata në këtë drejtim.

Ai tha se Ankaraja po ashtu i bëri thirrje Suedisë dhe Finlandës që të parandalojë çdo fond që do të mblidhet nga PKK-ja, rektrutimi i anëtarëve të rinj për grupin terrorist, si dhe aktivitetet dhe propaganda e tyre kundër Türkiye-s.

Kalın gjithashtu shprehu pritjet e Ankarasë në lidhje me heqjen e një embargoje të drejtpërdrejt ose të tërthortë të armëve të vendosura ndaj Türkiye-s.

Kalın dhe zv/shefi i diplomacisë turke, Sedat Önal, të dielën udhëtuan në Bruksel për bisedime mbi aplikimin e Finlandës dhe Suedisë për anëtarësim në NATO.

Samiti i liderëve të NATO-s do të mbahet më 29 dhe 30 qershor në Madrid.