Turqia: 2 anije të tjera me drithëra nisen nga Ukraina

Turqia: 2 anije të tjera me drithëra nisen nga Ukraina

Dy anije të tjera janë nisur nga portet e Ukrainës sipas marrëveshjes historike të Istanbulit për eksportin e drithërave, njoftoi sot Ministria turke e Mbrojtjes Kombëtare, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria, në një deklaratë, e cila nuk zbuloi pikat e nisjes apo destinacionet e anijeve, tha se lundrimi i shtatë anijeve nga portet ukrainase është planifikuar gjithashtu për sot, në varësi të kushteve të motit.

Türkiye, OKB-ja, Rusia dhe Ukraina më 22 korrik nënshkruan një marrëveshje në Istanbul për rifillimin e eksportit të drithit nga tre porte ukrainase të Detit të Zi, të cilat u ndaluan pas fillimit të luftës Rusi-Ukrainë në shkurt.

Po ashtu, në Istanbul është hapur një qendër e përbashkët koordinimi me zyrtarë nga të tre vendet dhe OKB-ja për të mbikëqyrur dërgesat.

Që nga lundrimi i anijes së parë sipas marrëveshjes më 1 gusht, më shumë se 145 anije kanë transportuar mbi 3 milionë tonë produkte bujqësore përmes korridorit të drithit.