` . Turqi, numri i të shëruarve nga COVID-19 arrin në 193.217 - TV SHENJA

Turqi, numri i të shëruarve nga COVID-19 arrin në 193.217

Gjithsej 1.334 pacientë paraprakisht të infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit në Turqi, duke e çuar në 193.217 numrin e përgjithshëm të pacientëve që fituan betejën kundër këtij virusi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në llogarinë e tij në twitter, ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, tha se shkalla e rasteve që shndërrohen në pneumoni në Turqi është në rënie.

Turqia raportoi 1.016 raste të reja të zbuluara me COVID-19, me çka numri i përgjithshëm i rasteve të zbuluara është rritur në 211.981.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve nga COVID-19 në Turqi është 5.344, me 21 viktima të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit.

Turqia ka kryer mbi 3.93 milionë teste të dyshuara për COVID-19, ndërsa vetëm gjatë ditës së fundit ka kryer 48.813 teste.