` . Turqi, 216.494 të shëruar nga COVID-19 - TV SHENJA

Turqi, 216.494 të shëruar nga COVID-19

Turqia konfirmoi 987 raste dhe 18 viktima të reja nga koronavirusi i ri (COVID-19), duke e çuar në 232.856 numrin e përgjithshëm të të prekurve dhe në 5.728 atë të viktimave deri më tani, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në 24 orët e fundit në vend janë shëruar 978 të infektuar, me çka numri i pacientëve që e kanë mposhtur sëmundjen shkon në 216.494, tregoi tabela e përditësuar e Ministrisë së Shëndetësisë me të dhënat në lidhje me koronavirusin, e publikuar nga ministri Fahrettin Koca në Twitter.

Koca theksoi se shkalla e pneumonisë mbeti e njëjtë në provincat ku numri i rasteve u rrit në tre ditët e fundit.

Numri i pacientëve në gjendje kritike në të gjithë vendin është nën kontroll, shtoi ai.

Koca gjithashtu shprehu shqetësimet e tij për mungesën e masave gjatë festës së Kurban Bajramit dhe tha që rezultatet e mundshme nga kjo do të shihen në ditët në vijim.

Koca dje tha se numri i rasteve po rritet në provincat Ankara, Mardin, Diyarbakır, Gaziantep dhe Konya.

Deri më tani, Turqia ka kryer 4,88 milionë teste, përfshirë 40.247 në 24 orët e fundit.