Tupançeski: Nisma e Avokatit të Popullit pasi të dorëzohet do të shqyrtohet nga grupi punues

Tupançeski: Nisma e Avokatit të Popullit pasi të dorëzohet do të shqyrtohet nga grupi punues

Të mos harrojmë se Ligji për përmbarim nuk e rregullon lëndën e interesit ndëshkues. Kjo lëndë është pjesë e Ligjit për marrëdhëniet e detyrimeve, dhe për momentin është formuar grupi punues, i cili po punon për Kodin Civil, në të cilin përfshihet edhe Ligji për marrëdhëniet e detyrimeve, theksoi ministri i Drejtësisë Nikolla Tupançeski, duke komentuar nismën e Avokatit të Popullit Naser Ziberi për ndryshimet në Ligjin për marrëdhëniet e detyrimeve dhe Ligjit për përmbarim, të cilat i referohen çështjes së interesit ndëshkues.

“Në atë drejtim, të gjitha sugjerimet, qoftë edhe nga Avokati i Popullit, duhet t’i dorëzohen grupit punues që tashmë ekziston dhe është duke punuar për ndryshime dhe plotësime në Ligjin për marrëdhëniet e detyrimeve dhe duhet të veprohet në varësi të përshtatshmërisë së propozimeve”, deklaroi Tupançeski në aktivitetin “Pasqyrë e reformave lidhur me drejtësinë për fëmijët”.

Ai thekson se si ministër nuk ka as autorizim e as kompetencë për të pranuar nismën, duke treguar se ekziston një grup punues dhe pasi të dorëzohet, grupi punues do të vendosë për të.