Tupançeski: Ndryshimet në Kodin Zgjedhor do të fillojnë edhe pa VMRO-në

Tupançeski: Ndryshimet në Kodin Zgjedhor do të fillojnë edhe pa VMRO-në

Ministri i Drejtësisë, Nikolla Tupançeski, ka deklaruar se punimet për ndryshimet në Kodin Zgjedhor do të fillojnë edhe pa VMRO-DPMNE-në. Ai tha se nga Ministria e Drejtësisë, javën e kaluar i kanë dërguar ftesë zyrtare për t’u përfshirë në punët e Komisionit Parlamentar.

“VMRO-DPMNE-së i është dërguar një ftesë tjetër, nëse nuk i përgjigjen, ne do të fillojmë të punojmë për Kodin e ri Zgjedhor. Ftesa për anëtarësim dhe për të dhënë propozimin e tyre është gjithmonë e hapur, ideja është të veprohet sipas rekomandimeve të OSBE-së dhe ODIHR-it”, tha Tupançeski, ministër i Drejtësisë.