` . Trupi i pajetë i gjetur dje në Malin Sharr i takon një shtetasi të Sirisë - TV SHENJA
Trupi i pajetë i gjetur dje në Malin Sharr i takon një shtetasi të Sirisë

Trupi i pajetë i gjetur dje në Malin Sharr i takon një shtetasi të Sirisë

Gjatë ditës djeshme, një trup i pajetë u gjet në Malin Sharr, më saktësisht në rajonin e majës Kobilica.
Ekipe të SPB Tetovë së bashku me mjek të mjekësisë ligjore me helikopter të MPB-së, kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë kryer hetim, ku është konstatuar vdekje pa shenja dhune.
Me urdhër të Prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dërguar në Institutin për mjekësi ligjore në Shkup për obduksion.
Gjatë hetimit është vërtetuar se bëhet fjalë për 32 vjeçarin M.R, shtetas i Sirisë, i cili ka poseduar dokumentacionet të falsifikuara të një personi nga Spanja. I njëjti më 28 dhjetor vitit të kaluar në SPB Tetovë është denoncuar si i zhdukur.