` . Trump: SHBA-ja, në formë të mirë për t’u përballur me pikun e koronavirusit - TV-SHENJA

Trump: SHBA-ja, në formë të mirë për t’u përballur me pikun e koronavirusit

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se Shtetet e Bashkuara janë “në formë shumë të mirë”, sa i përket numrit të ventilatorëve, për t’u përballur me pikun e epidemisë së koronavirusit.

Presidenti amerikan ka thënë se të paktën 10 kompani amerikane tani janë duke krijuar pajisje mjekësore dhe disa prej tyre mund të eksportohen.

Koronavirusi i ri mund të shkaktojë probleme me frymëmarrje pasi sulmon mushkëritë.

Prandaj ventilatorët shfrytëzohen për t’iu ndihmuar pacientëve për të marrë frymë, transmeton REL.

Aktualisht në Shtetet e Bashkuara është raportuar për 163,000 raste të konfirmuara dhe 3,000 të vdekur nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi.

Nju Jorku është prekur më së keqi nga kjo sëmundje me 914 viktima, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.

Javën e kaluar SHBA-ja është kthyer në vendin me më së shumti të infektuar duke kaluar edhe Italinë dhe Kinën.