` . Trump për koronavirusin: 99 për qind e rasteve në SHBA janë “të padëmshme” - TV SHENJA

Trump për koronavirusin: 99 për qind e rasteve në SHBA janë “të padëmshme”

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se 99 për qind e rasteve nga coronavirusi janë të “padëmshme”, pas rritjes së rasteve në SHBA.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, gjatë një fjalimi në Shtëpinë e Bardhë, ai tha se strategjia e tij për trajtimin e COVID-19, po ecën mirë, përkundër faktit që disa shtete raportuan rritje rekorde të rasteve.
Ai më parë e kishte quajtur virusin si “sëmundje të tmerrshme nga Kina”, dhe i kishte thënë Pekinit se duhet të mbajë përgjegjësi për këtë shpërthim global.

Trump potencoi se SHBA-ja ka testuar pothuajse 40 milionë njerëz për coronavirus dhe shtoi se 99 për qind e rasteve janë plotësisht të padëmshme.