Trishtimi i Xavit: Ishte dita për të fituar, mëkat!

Trishtimi i Xavit: Ishte dita për të fituar, mëkat!

Xavi Hernández u largua i trishtuar nga “Allianz Arena”. Krenar për imazhin e ofruar, por në të njëjtën kohë i zemëruar që skuadra e tij nuk ia doli të merrte fitore që sipas tij do të ishte merituar.

“Ne kemi qenë më të mirë në intensitet, edhe fizikisht. Pjesa e parë ishte e shkëlqyer, nuk mund të humbësh një ndeshje të tillë. Ishte një ditë për të fituar jo për të barazuar. Jam i inatosur”, – ka komentuar pas sfidës tekniku i Barçës.

Pjesa e parë ishte shkëlqyer, por për çerek orë në pjesën e dytë “skuadra u zhdukur”.

Trajneri nga Terrassa theksoi se “ne kemi krijuar shtatë raste dhe nuk kemi shënuar asnjë gol. Mëkat! Duhet të përmirësohemi në zonë.”

Xavi “qan” rastet e shumta të humbura:

“Jam i mërzitur, nuk më pëlqen të humbas. Nuk e kemi merituar. Ne kemi qenë më të mirë se Bayerni. Kemi krijuar shumë raste”.

Ai “fajësoi” për të gjitha “detajet e vogla” që “në ndeshjet e Champions League i paguan shtrenjtë.