` . Tri javë para meçit, Khabib ishte në spital me këmbë të thyer – mbrëmë ai demoloi Gaethjen - TV SHENJA

Tri javë para meçit, Khabib ishte në spital me këmbë të thyer – mbrëmë ai demoloi Gaethjen

Khabib Nurmagomedov është një bishë e vërtetë.
Khabib Nurmagomedov, ka shënuar mbrëmë një fitore aspak të vështirë në duel ndaj Justin Gaethje.

Ajo çfarë e bën edhe më interesante fitoren e Khabib është fakti se vetëm tri javë më parë, rusi ishte në spital, për shkak se kishte dëmtuar këmbën e tij.

Kështu të paktën ka bërë të ditur Dana White, presidenti i UFC, duke thënë se Khabib kishte thyer këmbën dhe dy gishta.

“Të gjithë jemi me fat që kemi parë këtë ndeshje sonte, sepse me gjasë Khabib ishte në spital me këmbë të thyer tri javë më parë”, ka thënë White, transmeton lajmi.net.

“Mendoj se ai kishte thyer dy gishta, kockën dhe këmbën, kjo është çfarë më kanë thënë”, shtoi presidenti.

“Ai nuk i tregoi askujt, vetëm ecte normal, ai është një nga njerëzit më të fortë në planet”, ka shtuar Dana.

Khabib ka njoftuar pensionimin mbrëmë pas ndeshjes, duke lënë MMA me një rekord prej 29:0.