Trenevska: Inflacioni tani më i ka ngrënë paratë që duhet t’i marrin qytetarët si ndihmë

Trenevska: Inflacioni tani më i ka ngrënë paratë që duhet t’i marrin qytetarët si ndihmë

Ndihmat për qytetarët kanë mundur të jenë më të mëdha, por edhe masat e marura nga qeveria mbulojnë një numër të madhe të qytetarëve, kështu deklaroi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska.

Ministrja Trençevska gjithashtu theksoi se qeveria ka sjellur masat në kohë për kategoritë e cenueshme të qytetarëve, ndërsa siç tha ajo për Radio Evropa, Inflacioni “hëngri” paratë që qytetarët duhej ti marrin si ndihmë.

“Përpos pakos së masave të cilët i ndërmorëm më parë nëpërmjet ndryshimit të rregullativës ligjore, siç është rritja e rrogës minimale, përshtatjen e penisoneve, këto janë politika të cilat nënkuptojnë rritje të vazhdueshme të rrogave dhe pensioneve dhe politika të cilat e ndjekin inflacionin”, tha Trençevska.