` . Tre vjet burg për ata që sulmojnë gazetarët (VIDEO) - TV SHENJA

Tre vjet burg për ata që sulmojnë gazetarët (VIDEO)

Sulmi ndaj gazetarëve, kameramanëve ose fotoreporterëve do të konsiderohet si sulm ndaj personit zyrtar. Ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq njoftoi se Qeveria i ka miratuar ndryshimet në Kodin Penal, me anë të së cilit mbrojtja e punonjësve të medias dhe grave ngrihet në një nivel shumë më të lartë. Sipas ministrit këto ndryshime do të ulin dukshëm sulmin ndaj gazetarëve. Përveç gjobave ka edhe burg deri në tre vjet, për këdo që pengon ose sulmon një punonjës mediatik në kryerjen e detyrës. Risi është se prokuroria do të duhet të veprojë sipas detyrës zyrtare për sulm ndaj ndonjë gazetari, e jo siç ka qenë deri më tani vetëm me denoncim në prokurori

Bojan Mariçiq, ministër i Drejtësisë: “Në të ardhmen Sulmi ndaj gazetarëve, kameramanëve ose fotoreporterëve do të konsiderohet si sulm ndaj personit zyrtar.  Vendosim ndëshkime të rënda për kërcënimin për të sulmuar gazetarët. Prokuroria do të veprojë sipas detyrës zyrtare në raste të tilla. Kjo ishte kërkesë e Shoqatave të Gazetarëve, përfaqësuesit e të cilave morën pjesë aktivisht në Grupin e Punës që përgatiti ndryshimet në Kodin Penal”.

Ministri njoftoi se do të propozojë ulje të gjobave për fyerje dhe shpifje. Shuma zvogëlohet nga 2 mijë në 400 euro për gazetarin, për kryeredaktorin gjoba ulet nga 10 në 2 mijë euro, ndërsa media do të duhet të paguajë pesë mijë euro në vend të 15 mijë për shpifje.  Ministri tha se këto ndryshime duhet të miratohen në shtator. /SHENJA/