` . Tre të vdekur pas të shtënave me armë zjarri në një supermarket në Florida - TV SHENJA

Tre të vdekur pas të shtënave me armë zjarri në një supermarket në Florida

Zyra e Sherifit të Palm Beach ka thënë së të enjten tre persona u vranë brenda një supermarket në Royal Palm Beach, Florida, transmeton Insajderi.

Media ‘FoxNews’, ka raportuar se personi që ka qëlluar me armë po ashtu ka vdekur.

“Policia e këtij vendi ka thënë se menjëherë ka dale në vendin e ngjarjes dhe personat e vdekur nga plagët më armë zjarri janë një burrë, grua si dhe një fëmijë”, ka shkruar kjo media.

Sipas zyrës së sherifit “kjo nuk ishte një situatë aktive me të shtëna”.

Siç raporton policia, detektivët kanë thënë se janë në fazën fillestare të përcaktimit të asaj që çoi në të shtënat me armë zjarri./Insajderi.com