` . Tre të vdekur në një aksident trafiku në autostradën Prishtinë – Shkup - TV-SHENJA

Tre të vdekur në një aksident trafiku në autostradën Prishtinë – Shkup

Tre persona kanë humbur jetën sonte në një aksident trafiku në autostradën Prishtinë – Shkup, në afërsi të fshatit Babush.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Luljeta Mehmeti.

“Mund të konfirmojmë se sot rreth orës 19:00 ka ndodhur një aksident trafiku në mes të 3 veturave në autostradën Prishtinë – Shkup, në afërsi të Babushit. Policia e Kosovës i është përgjigjur rastit menjëherë në koordinim me Prokurorin e Shtetit, Ekipet Mjekësore si dhe Kompanitë për Menaxhimin dhe Mirëmbajtjen e Autostradës. Si pasoj e aksidentit ekipet mjekësore kanë konstatuar vdekjen e tre personave”, tha ajo.