Tre të vdekur dhe dy të plagosur nga të shtënat në Universitetin e Virxhinias

Tre të vdekur dhe dy të plagosur nga të shtënat në Universitetin e Virxhinias

Një sulmues vrau tre persona dhe plagosi dy të tjerë në kampusin kryesor të Universitetit të Virxhinias në Charlottesville të dielën.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, i dyshuari – i identifikuar si një student – mbetet i lirë, tha presidenti i universitetit Jim Ryan në një deklaratë të lëshuar të hënën.

Kampusi u këshillua të strehohej në vend rreth orës 22:40 – sipas kohës lokale pas të shtënave të raportuara në Culbreth Road.

Ai ka qenë në mbyllje ndërsa autoritetet kërkojnë për të dyshuarin.

I dyshuari, i identifikuar nga policia si Christopher Darnell Jones, Jr., besohet të jetë i armatosur dhe i rrezikshëm.

Ai përshkruhet se ka veshur një xhaketë me xhinse blu dhe këpucë të kuqe dhe mund të jetë duke drejtuar një SUV të zezë, sipas policisë.

Zyrtarët e universitetit nuk i kanë identifikuar viktimat apo nuk kanë deklaruar nëse ishin studentë.