Tre drejtuesit shtetërorë: Maqedonia tash është e sigurt në strukturat euroatlantike

Tre drejtuesit shtetërorë: Maqedonia tash është e sigurt në strukturat euroatlantike

Tre nga drejtuesit shtetërorë të vendit kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për gazetarë, që pason miratimin e ndryshimeve kushtetuese.

Zëvendëskryeministri Bujar Osmani deklaroi se Maqedonia më në fund është e sigurt e mbrojtur nga konjukturat  gjeo-politike të qendrave të fuqishme botërore. Ai tha se vendi  duhet të ketë standarde evropiane në administratë, shërbim cilësor dhe i shpejt ndaj qytetarëve, standarde evropiane në sundimin e së drejtës dhe depolitizim në gjyqësi.

Zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska deklaroi se ky vit nuk ishte i lehtë. Megjithatë, sipas saj kjo rrugë e suksesshme tregoi se Maqedonia është e aftë për rrugëdalje dhe e siguroi vendin e saj në tryezën e NATO-s.

Ndërsa, ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov tha se është zgjidhur problemin kryesor nga jashtë dhe se me këtë rregullohet edhe Maqedonia për nga brenda. /SHENJA/