Transportuesit privatë me 200 autobus bllokuan disa rrugë kryesore të Shkupit

Transportuesit privatë me 200 autobus bllokuan disa rrugë kryesore të Shkupit

Ashtu siç kishin paralajmëruar sot në orën 6 në mëngjes, transportuesit privat të “Slloboda Prevoz” dhe “MakEkspres”, kanë bllokuar disa rrugë kryesore të Qytetit të Shkupit.
Dje, drejtori i “Slloboda Prevoz”, Lenin Jovanovski , deklaroi se me 200 autobus do të bllokojnë bulevardin Ilinden, nga Qeveria deri në kryqëzimin me bulevardin “8 Shtatori” dhe korsinë e djathtë të bulevardit.
Jovanovski më tej tha se nëse nuk gjejnë zgjidhje të problemit, protestat do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së hënë dhe sipas tij, protestat do të jenë ende më masovike duke bllokuar të gjithë qytetin. /SHENJA/