` . Tramvaji më i bukur në botë i cili qarkullon pa shofer ka tërhequr vëmendjen me dukjen e tij moderne - TV SHENJA

Tramvaji më i bukur në botë i cili qarkullon pa shofer ka tërhequr vëmendjen me dukjen e tij moderne

Dizajni i ri është krijuar në atë mënyrë që përdorimi i transportit publik të jetë sa më i sigurt, gjë që paraqet sfidë të madhe në qytetin shumëmilionësh të Hong-Kongut, ku është shumë e vështirë të mbahet distanca e domosdoshme

Udhëtarët janë të radhitur në mënyrë radiale sipas ishujve rrethorë të cilët gjenden në pjesën qendrore në të dy nivelet e tramvajit – në mënyrë që personat të jenë të kthyer nga njëri-tjetri, transmeton Telegrafi.

Pultet e lashta me doreza janë vendosur përgjatë dritareve nga të dyja anët, duke u ofruar vend të sigurt udhëtarëve që të qëndrojnë dhe të kënaqen me pamjen e qytetit.

Edhe një risi në dizajn paraqet sinjalizimi vertikal LED i cili është i vendosur nga ana e përparme dhe ana e pasme, në gjithë lartësinë e tramvajit.

Arkitektura e qytetit ka lënë ndikim të fuqishëm në dizajnin e tramvajit: falë sipërfaqeve të mëdha të qelqta, dekori i dyfishtë modern është përshtatur në mënyrë të harmonishme në panoramën urbane të Hong-Kongut.

Stacionet e tramvajit janë të dizajnuara me të njëjtën mënyrë – të reduktuara dhe futuriste, por edhe të hapura nga të dy anët në mënyrë që ajri të qarkullojë lirshëm.