Trajneri i Shkëndijës konfirmon dy mungesa ndaj A. Pandev

Trajneri i Shkëndijës konfirmon dy mungesa ndaj A. Pandev

Të dielën në program janë ndeshjet e xhiros së 14-të në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut. Në Tetovë luhet takimi Shkëndija-Akademia Pandev dhe kuqezinjtë tetovarë në kërkim të pikëve për ndjekje të titullit duhet të luajnë pa dy lojtarë të rëndësishëm.

Bejtullai mungon ndaj Akademia Pandevit shkaku i lëndimit. Pritet nga e hëna të na bashkangjitet në seancat stërvitore. Dita është i pezulluar dhe nuk e kemi të dielën. Lojtarët tjerë duken të gatshëm për lojë, gjithsesi na ndajnë 48 orë nga ndeshja dhe do të shohim si do ecin gjërat”, është shprehur Qatip Osmani për kanalin e klubit.

Shkëndija të dielën në Tetovë nga ora 13:00 përballet me Akademia Pandevin.