Trajanov: Përfshirja e bullgarëve në Kushtetutë të jetë sipas parimit të reciprocitetit

Trajanov: Përfshirja e bullgarëve në Kushtetutë të jetë sipas parimit të reciprocitetit

 Nuk është kontestuese që kroatët dhe malazezët të vendosen në Kushtetutë, kontestuese janë vetëm bullgarët, pasi këtë e bëjnë me shantazhe dhe kushte, tha kryetari i Lidhjes Demokratike (LD), Pavle Trajanov në konferencën e sotme të shtypit në Kuvend.

“Qëndrimi jonë është se nëse veprohet sipas ndryshimeve, ato duhet të jenë me parimin e reciprocitetit, ose të njihen edhe të drejtat e qytetarëve maqedonas në Bullgari”, tha Trajanov.

Ai ka qenë decid se nuk do të japin mbështetje për ndryshime të Kushtetutës pa reciprocitet.

“Me siguri qëllimi i Bullgarisë është të tregojnë se në Maqedoni ka bullgarë. Nuk dua që ta përdorë atë fjalë- bullgarizim. Ndryshimet kushtetuese me siguri do të fillojnë. Ai proces do të jetë i vështirë dhe kompleks”, vlerësoi ai.

Sa i përket referendumit për Kornizën negociuese të cilën e paralajmëron VMRO-DPMNE, Trajanovi tha se ende nuk janë definuar çështjet dha data e mbajtjes dhe prandaj si parti kanë “rezerva serioze”.

“Ka shumë dilema dhe çështje dhe prandaj kemi rezerva serioze rreth referendumit, qëndrimi jonë ka qenë të mbahet referendumi, nëse Parlamenti sjellë vendim konsensual për ose kundër, megjithatë kjo nuk ndodhi. Kjo është kërkesë individuale e VMRO-DPMNE-së, por edhe ato ende nuk kanë definuar disa çështje”, deklaroi Trajanovi.