Trajanov: LSDM-ja mbështet idenë që Maqedonia e Veriut të bëhet me një njësi zgjedhore

Trajanov: LSDM-ja mbështet idenë që Maqedonia e Veriut të bëhet me një njësi zgjedhore

Kryetari i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov, në emisionin debativ në TV Shenja, u shpreh se mandatari i ri, Dimitar Kovaçevski dhe LSDM-ja mbështesin idenë që të bëhen ndryshime në kodin zgjedhor dhe se Maqedonia të bëhet me një njësi zgjedhore.

“Këto ditë kishim mjaft bisedime me mandatarin Dimitar Kovaçevski. Kemi biseduar në atë drejtim që Lidhja Social Demokrate e mbështet idenë dhe iniciativën të më shumë partive që të bëhen ndryshime në kodin zgjedhor dhe Maqedonia të bëhet me një njësi zgjedhore, në të cilën kanë disa rezerva në prag zgjedhor. Sonte kishim kordinimi me mandatarin Kovaçevski dhe ai duke i prezantuar kriteret kryesore për të cilat do të flaës edhe nesër. Dhe në funksion të seancës së nesërme e cila do të zgjasë dy ditë ai tha se është i gatshëm të mbështesë reformat në rregullat zgjedhore”, u shpreh Trajanov. /SHENJA/