Tragjedia në Alpet italiane, mund të jenë 30 viktimat pas ortekut të akullt

Tragjedia në Alpet italiane, mund të jenë 30 viktimat pas ortekut të akullt

Tragjedi në Alpet italiane. Të paktën 7 alpinistë humbën jetën pas shembjes së një blloku masiv akulli në Marmolada.

Me një lartësi prej 3300 metrash ai është mali më lartë, i Dolomiteve në Alpet lindore mes rajoneve të Trentos dhe Venetos. Tetë persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa 17 të tjerë janë shpallur të humbur, ndërkohë që autoritetet me kalimin e orëve po fillojnë të flasin potencialisht për 30 viktima.

Ekipet e shpëtimit vijuan gjatë gjithë natës kërkimet me helikopterë e dronë, për gjetjen e personave të zhdukur. Shërbimet e emergjencës bënë me dije se një ortek akulli goditi me shpejtësinë e 300 km në orë itinerarin e përdorur nga alpinistët për t’u ngjitur në majë, të Punta Rocca.

Autoritetet flasin për një tragjedi të paimagjinueshme, me disa prej trupave që janë identifikuar vetëm falë testeve të ADN-së. Me viktimave janë 3 italianë dhe një shtetas çek.

Një zëdhënës i grupeve të shpëtimit tha për një televizion shtetëror se zona kishte përjetuar temperatura rekord  gjatë ditëve të fundit, deri në 10 gradë celsius. I ngrohti ekstrem sipas ekspertëve, është krejtësisht i pazakontë për zonën. rritja e temperaturave mesatare ka bërë që akullnajat e Marmoladës, ashtu si shumë të tjera rreth botës, të tkurren në mënyrë të qëndrueshme gjatë dekadave të fundit.