Tragjedi në Itali! Shkëputet akullnaja, 6 aplinistë të vrarë dhe 9 të plagosur, 16 persona ende të zhdukur

Tragjedi në Itali! Shkëputet akullnaja, 6 aplinistë të vrarë dhe 9 të plagosur, 16 persona ende të zhdukur

Gjashtë persona kanë vdekur, 9 janë plagosur dhe 16 raportohen të zhdukur pas shkëputjes së një akullnaje të madhe në Marmolada, Itali.

Kjo u bë e ditur nga këshilltari rajonal i Venetos për Mbrojtjen Civile, Gianpaolo Bottacion për Ansa.

“Situata ndryshon”, tha ai.
“Aktualisht është e vështirë të japësh një raport përfundimtar të asj që ndodhi.”

Identifikohen 4 nga 6 viktimat

Bëhet fjalë për 3 shtetas italianë dhe një person me kombësi çeke. Një burrë dhe një grua nuk janë identifikuar ende.
Mes të zhdukurve ka italianë, gjermanë, çekë dhe rumunë.

Ndërkohë në Canazei kanë mbërritur dy grupe familjarësh të viktimave dhe të zhdukurve. Trupat e gjetur deri më tani janë dërguar në një shtëpi funerale në qytet ku do të bëhet njohja e tyre.

Kërkimet për të zhdukurit kanë vazhduar edhe gjatë natës

Gjatë inspektimeve është punësuar personeli i Trentino Vivile Protection, me mbështetjen e Shpëtimit Alpin dhe dronët e Brigadës së Zjarrfikësve të pajisur me kamera termike, të aftë për të identifikuar trupat edhe në errësirë.

“Orteku në Marmolada është një fatkeqësi e paimagjinueshme, një masakër dhe do ta kemi të vështirë të përcaktojmë identitetin e saktë të viktimave sepse trupat u copëtuan nga rrjedha e akullit dhe gurëve.”

Kështu janë shprehur hetuesit, raporton Ansa.

Sipas asaj që është rikonstruktuar deri më tani, orteku ka përmbytur dy litarë të gjashtë alpinistëve.

Mes viktimave do të ishin edhe guidat.

Ngjarja, sipas informacioneve të para nga Shpëtimi Alpin ka ndodhur pranë Punta Rocca përgjatë rrugës së ngjitjes së rrugës normale për të arritur majën.

Masa e materialit që u shkëput nga akullnaja Marmolada ra nga një shpejtësi prej 300 kilometrash në orë. Kështu konstatuan teknikët e Shpëtimit Alpin dhe hartuan të gjithë zonën e malit ku ndodhi shembja.

Një pjesë e konsiderueshme e akullnajës është ende e lidhur me malin.

Nëse doni të bëni një krahasim, thonë ekspertët, është e barabartë me dy fusha futbolli të mbushura me akull. Të gjitha të ekspozuara ndaj 45 gradë pjerrësi.

Kryeministri Mario Draghi ka shprehur ngushëllimet më të thella për viktimat. Qeveria është pranë familjeve të tyre dhe të gjithë të lënduarve./Abcnews.al/