Tragjedi në Gjilan: Burri vret gruan aksidentalisht derisa po festonte me armë Vitin e Ri

Tragjedi në Gjilan: Burri vret gruan aksidentalisht derisa po festonte me armë Vitin e Ri

Në orët e para të vitit 2019, konkretisht në orën 00:30, ka ndodhur një tragjedi në një familje nga komuna e Gjilanit.

Dyshohet se burri ka vra aksidentalisht gruan e tij, përderisa ishte duke festuar me armë Vitin e Ri.\Policia e Kosovës nëpërmjet një komunikate për media e ka konfirmuar rastin.
“Pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes në bazë të hetimeve preliminare dyshohet se deri tek vrasja kishte ardhur si pasoj e pakujdesisë së të dyshuarit shqiptar shtetas i Kosovës J. J. (1956) i cili pas ndërrimit të mote moteve kishte dalë para shtëpisë me pushkën e gjuetisë llojit “Hungarian Submacine [email protected],model-53, dhe nga pakujdesia kishte qëlluar bashkëshorten e tij tani të ndjerë Z.J”, thuhet ne njoftim.

I dyshuari është ndaluar për 48 orë në Polici ndërsa trupi i gruas është dërguar për obduksion.

Komunikata e plotë:

Më 01 janar 2019 rreth orës 00:30, Policia e Kosovēs , Njësitet e hetimeve rajonale, në Gjilan janë njoftuar se një person i gjinisë femër ishte sjellë në Qendrën Spitalore Emergjenca në Gjilan pa shenja jete, si pasoj e goditjes nga arma e zjartit. Me të pranuar informatën , është njoftuar prokurori i shtetit dhe së bashku me forenzikën kanë dalë në vendin e ngjarjes në fshatin Selishtë komuna Gjilan. Pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes në bazë të hetimeve preliminare dyshohet se deri tek vrasja kishte ardhur si pasoj e pakujdesisë së të dyshuarit shqiptar shtetas i Kosovës J. J. (1956) i cili pas ndërrimit të mote moteve kishte dalë para shtëpisë me pushkën e gjuetisë llojit “Hungarian Submacine [email protected],model-53, dhe nga pakujdesia kishte qëlluar bashkëshorten e tij tani të ndjerë Z.J. (1956). E njëjta si pasoj e plagëve te marra nga arma e zjarrit rrugës për në spital kishte ndërruar jetë dhe mjekët kujdestar kishin konstatuar vdekjen e saj. Lidhur më këtë rast me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ndërsa i dyshuari pas intervistimit nga hetuesit policor, me urdhër te prokurorit është ndaluar për 48 orë. Rasti është nën hetime.