Tradita në New York, në ditën e parë të vitit të ri hidhen në oqean (VIDEO)

Tradita në New York, në ditën e parë të vitit të ri hidhen në oqean (VIDEO)

Qindra persona të cilët kanë dashur të përmbushin traditën e vitit të ri që vazhdon për më shumë se 100 vite në New York të SHBA-ve, janë hedhur në ujërat e Oqeanit Atlantik në ishullin Coney, raporton AA.

Në organizimin e zhvilluar nga Polar Bear Club në rajonin ishullor Coney në Brooklyn, qindra persona me veshje edhe si babagjyshë kanë pritur vitin e ri duke u hedhur në ujërat e Oqeanit Atlantik.

Pjesëmarrësit përpara aktivitetit janë mbledhur në hyrjen e plazhit me kostume të ariut polar dhe duke kërcyer nën shoqërimin e daulleve ku dhe kanë pozuar në fotografi. Me ardhjen e orarit të aktivitetit, qindra njerëz në plazh vrapuan drejt oqeanit duke brohoritur.

Temperaturat në rajon për këtë vit janë matur në 13 centigradë e cila në krahasim me atë të viteve më parë ka qenë mbi normalen.

Po ashtu policia ka marrë masat në det dhe në tokë përgjatë aktivitetit ku edhe ekipet e shpëtimit dhe ndihmës së parë kanë qenë të pranishëm në rast të ndonjë fatkeqësie.

Gjatë aktivitetetit ku pjesëmarrësit çdo vit mbledhin donacione në kategori të ndryshme, bëhet e ditur se këtë vit u mblodhën 55 mijë dollarë donacione në kuadër të fushatës së nisur për një ambient më të pastër dhe rritjen e cilësisë së jetesës për banorët e idhullit.

Në aktivitet 1.500 persona kanë dhurur donacione ku janë mbledhur rreth 55 mijë dollarë nga 80 mijë sa ka qenë objektivi për këtë aktivitet.

Tradita në New York, në ditën e parë të vitit të ri hidhen në oqean
Qindra persona të cilët kanë dashur të përmbushin traditën e vitit të ri që vazhdon për më shumë se 100 vite në New York të SHBA-ve, janë hedhur në ujërat e Oqeanit Atlantik në ishullin Coney
02.01.2019