` . Toronto Raptors shpallet kampion i NBA-së - TV-SHENJA

Toronto Raptors shpallet kampion i NBA-së

Toronto Raptors kanë mposhtur Golden State Warriors si mysafir me rezultat 110:114 dhe me gjithsej 4-2 në serinë e ndeshjeve fituan titullin e parë të kampionit të NBA-së në histori, raporton AA.

Raptors-at në çerekun e parë fituan me 33:32, si dhe në të dytin ishin më të mirë me 27:25, andaj në pushim kishin epërsi prej tre pikësh.

Warriors në vazhdim luajtën më mirë dhe në çerekun e tretë fituan me 31:26.

Megjithatë, çerekun e fundit Raportsat ishin ekip më i përgatitur dhe në fund fituan me 114:110.

Një mbrëmje fantastike pati Kyle Lowry duke shënuar 26 pikë, 10 asistime dhe shtatë kërcime. Pikë të njëjta të shënuara dhe 10 kërcime kishte edhe Pascal Siakam, ndërsa Fred VanVleet dhe Kawhi Leonard shtuan nga 22 pikë.

Nga ana tjetër Klay Thompson deri sa nuk u lëndua shënoi 30 pikë, Andre Iguodala shtoi 22, ndërsa Steph Curry 21. Draymond Green shënoi trefishe të dyfishtë prej 11 pikëve, 19 kërcimeve dhe 13 asisteve.

Kawhi Leonard u shpall lojtari më i vyeshëm i finales së NBA-së.