Toka e pëlleshme e pansllavizmit në një betejë të re me të ardhmen e vet

Toka e pëlleshme e pansllavizmit në një betejë të re me të ardhmen e vet

Çrregullimi historik dhe aktual në Ballkanin Perëndimor është pasojë e projektit të Serbisë së Madhe. Fatkeqësia e madhe është se Serbinë e Madhe e krijuan vetë europianët, gjithsesi me Rusinë si sponsorin kryesor, por edhe me kontributin e francezëve dhe anglezëve. Hijet e së kaluarës së errët dhe pasojat e rënda të krimeve nuk zhduken pa u zhdukur vetë Ballkani si mitra e tyre.

Shkruan: Milazim KRASNIQI, Prishtinë

Ballkani Perëndimor po vazhdon të fundoset, si një tokë të cilën e gëlltisin ujërat që ngrihen gati padiktueshëm, e jo ndonjë cunami gllabërues. Fundosja e Ballkanit ose, më saktë, zhbërja e tij, sado e ngadaltë qëështë, ështëpër të mirën e shqiptarëve, të cilët që nga luftërat ballkanike e deri sot kanë qenë viktima tëballkanizmit përkatësisht të pansllavizmit.Duke u anëtarësuar në Bashkimin Europian, rajoni e rifiton statusin e vet të lashtë si tokëmirëfilli europiane dhe u jep mundësi popujve të këtushëm që të dalin nga ajo ngrysje e gjatë në darat e ballkanizmit dhe pansllavizmit ngulfatës.

Kush përfiton nga zhbërja e Ballkanit

Zhbërja e Ballkanit nuk është interes vetëm i shqiptarëve, po edhe i të gjithë kombeve të tjerë që jetojnë në këtë rajon. Mund të duket e habitshme në shikim të parë, pornë fakt është edhe në interesin e vetë serbëve, të cilët ndonëse e kanëluajtur egërsisht rolin e xhandarit, kanë qenë vetëm zbatues të verbër të politikave panllaviste, tëcilat u janëdirigjuar nga Rusia. Edhe kur serbët kanë fituar territore e kanë dominuar mbi kombet e tjera në rajon, ata kanë mbetur si muzhikë të politikave imperiale ruse dhe Serbia kurrë nuk e ka hequr etiketën e njëguberne ruse. Ndonëse janë munduar t’ua heqin francezët, me gjoja miqësinë e farkuar në Luftën e Parë Botërore, as ata nuk kanë pasur sukses, sepse që nëkthesën e radhës, pas Luftës sëDytë Botërore, serbët janë kthyer në përqafimin e hekurt bolsheviko-pansllavist. Bile, pas Informbyrosë (1948), numri më i madh i stalinistëve nëish Jugosllavi ishin serbë, sepse ata nuk arrinin ta kuptonin si mund të distancoheshin nga Stalini dhe nga Bashkimi Sovjetik. Fatkeqësisht, serbët as sot nuk arrijnë ta kuptojnë se interesi i tyre strategjik është të shkëputenpërgjithmonënga Rusia, aq më tepër qëRusiaaktualisht është zhytur në krime monstruoze me agresionin ushtarak kundër Ukrainës.Edhe përkundër të dhënave botërisht të ditura për përgjegjësitë direkte të liderit rus për këto krime në Ukrainë, panotë e muralet me Putinin janë të kudondodhura nëpër qytetet serbe, ku ai nderohet si një idhull. Pra, Serbia ende është shtet vasal dhe peng i Rusisë. Prandaj, zhbërja e Ballkanit mund ta çlirojëedhe Serbinë nga vasaliteti ndaj Rusisë e t’ia heqëpërgjithmonëtruallin rusofilisë ndër serbë. Ndërsa për malazezët, maqedonasit dhe boshnjakët, zhbërja e Ballkanit është e barabartë me shpëtimin definitiv nga projektet gllabëruese serbomëdha.

Hijet e së kaluarës nuk zhduken pa u zhdukur vetë Ballkani

Brenda projektit të mbylljes së gropës së madhe septike të ballkanizmit dhe pansllavizmit virulent, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut më 19 korrik 2022 e filluan procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian. Procesi mbetet i gjatë dhe i komplikuar, veçmas në rastin e Maqedonisë së Veriut, së cilës i duhet të bëjë edhe ndryshime kushtetuese për ta akomoduar kërkesën e natyrshme bullgare për statusin e pakicës bullgare. Pa hyrë në diskutime me faktografi e citime të burimeve historike, dihet botërisht se në këtë hapësirë, ku është Maqedonia e Veriut, lëvizja bullgare ka qenë e fuqishme dhe atë lëvizje e kanë bërë bullgarët, me synimin që territorin t’ia bashkëngjitnin shtetit nacional bullgar. Vetëm copëtimi i Maqedonisë në Maqedoninë e Egjeut, Maqedoninë e Pirinit dhe Maqedoninë e Vardarit e shkatërroi projektin nacional bullgar dhe ashtu filloi procesi i formimit të kombit të sotëm maqedonas në Maqedoninë e Vardarit. Sot bullgarët mund të jenë minoritet në Maqedoninë e Veriut(ndonëse sipas pasaportave qëkanë marrë në Bullgari rezulton se janëtënumërt),por në fundin e shekullit XIX dhe në fillimet e shekullit XX bullgarët kanë qenë popullsi e madhe sllavofone në rajon dhe e kanë pasur një lëvizje të fuqishme revolucionare-nacionale-terroriste (komitët) në territorin e Maqedonisë së sotme të Veriut. Në diskutimet dypalëshe, por edhe në kuadër të procesit të anëtarësimit të Maqedonisë sëVeriut në Bashkimin Europian, statusi i minoritetit bullgar me siguri që duhet të adresohet sikundër që duhet të pranohen faktet historike për lëvizjen bullgare në ato territore. Edhe me këtë rast duhet të pranohet logjika se e kaluara nuk mund të ndryshohet, aq më pak të falsifikohet. Për hir të së vërtetës duhet të thuhet se prezenca bullgare ka qenë evidentenë Maqedoninë e sotme, gjë qëshihet në censusin osman të vitit 1911, ku figuron një popullsi evidente bullgare, ndërsa serbët nuk përmendeshin fare.Kësisoj, sipas gjetjeve të demografit dhe historianit amerikan Xhastin McKartni, në vitin 1911, në Kosovë popullsia kishte këtë përbërje(regjistrimi ishte sipas sistemit të mileteve): muslimanë – 959.000, grekë –93.000, bullgarë –531.000. (Me Kosovë në atë kohë përfshihej edhe një pjesë e Maqedonisë së sotme.) Përmbysjet në rivalitetet bullgaro-serbe, në favor të serbëve në këtë rajon, kanë ndodhur vetëm pas Luftës së DytëBallkanike e edhe pas Luftës së Parë Botërore, me ç’rast edhe shumë bullgarë janë konvertuar në serbë ose kanë filluar të vetëquhen maqedon. Në fakt, harta demografike e sotme e Ballkanit Perëndimor është pasojë e spastrimeve etnike dhe gjenocideve të kryera, veçmas kundër shqiptarëve muslimanë dhe boshnjakëve që nga viti 1912 e deri në vitin 1999, gjithsesi edhe hebrenjve në Selanik. Edhe sot si simbol i asaj mendësie të gjenocidit mund të merret fjala e presidentit të sotëm të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, më 20 korrik 1995 në Kuvendin e Serbisë: “E po, ju bombardoni, vrani një serb, ne një qind muslimanë, e të shohim a guxon bashkësia ndërkombëtare ose kushdo tjetër, të godasë pozitat serbe, a mund të sillet ashtu me popullin serb”. Pra, realisht, pretendimet serbomëdha, të frymëzuara nga ideologët shovinistë, që nga Ilija Garashanini e deri te Memorandumi i Akademisë Serbe të Shkencave dhe të Artevetë vitit 1986, e kanë bërëBallkanin ashtu si është sot – një rajon ku terrorizimi shtetëror është legalizuar në emërtë një shteti nacional serb. Veprimet e kombeve të tjera në të gjitha rastet kanëqenëreaktive, defansive, mbrojtëse. Por, të ballafaquar me pretendimet barbare serbomëdha, edhe kombet e tjera, në situata të ndryshme, kanë kontribuuar për jostabilitetin dhe dhunën në këto hapësira.Kjo u pasheshit nëLuftën e Dytë Botërore, poredhe nëluftërat e viteve të nëntëdhjeta nëish Jugosllavi. Ama serbët kanë qenë dhe kanë mbetur faktori kryesor i dhunës, barbarisë shtetërore dhe jostabilitetit. Branimir Anzulloviqi, në studimin “Serbia Hyjnore”, konkludon se “Ekspansioni i Serbisë doli të ishte një pengesë për zhvillimin e saj, sepse energjitë që do të mund tëpërdoreshin përta modernizuar Serbinë dhe për ta bërë një vend të qëndrueshëm e të sunduar nga ligji, u drejtuan për të sunduar dhe asimiluar numrin më të madh të popullsive joserbe brenda kufirit të saj. Terrori ishte metoda që u përdor për të sunduar mbi banorët, të drejtat dhe identitetet kombëtare të të cilëve u mohuan.” (f.139) Rrjedhimisht, çrregullimi historik dhe aktual në Ballkanin Perëndimor është pasojë e projektit të Serbisë së Madhe. Fatkeqësia e madhe është se Serbinë e Madhe e krijuan vetë europianët, gjithsesi me Rusinë si sponsorin kryesor,por edhe me kontributin e francezëve dhe  anglezëve. Hijet e së kaluarës së errët dhe pasojat e rënda krimeve nuk zhduken pa u zhdukur vetë Ballkani si mitra e tyre.

A do të rehabilitohen shqiptarët– kombi europian më i kontestuar?

Shqipëria, në procesin e skriningut, do të ketë jo pak probleme, për të gjetur rrugët e dekontaminimit të administratës e të shoqërisë nga dukuri patologjike tëçmoralizimit komunist dhe të tranzicionit tëçakërdisur. Megjithatë, ato e kanë nisur procesin. Ndërkaq, Kosova mbetet ende larg nga një proces i tillë. Krahas problemeve të ngjashme, si ato tëçmoralizimit komunist etë tranzicionit tëçakërdisur, Kosova e ka problemin qendror – konfliktin dhe kontestin me Serbinë, e cila nuk ka gjasa që të njohë Kosovën si shtet të pavarur. Konflikti ndërmjet Serbisë e Kosovës është i ngrirë, por ai mund të shkrihet nëçdo çast dhe për pretekstin më të vogël. Përveç nga potencialet dhe armiqësia ndërmjet këtyre dy vendeve, shkrirja ekonfliktit varet edhe nga zhvillimet që do të pasojnë në luftën në Ukrainë: nëse Rusia gjendet para ndonjë vështirësie strategjike, ajo mund të provojë ta ndezë konfliktin në Kosovë, për ta lehtësuar disi presionin e Perëndimit ndaj saj. Por, edhe nëse Rusia do të korrte fitore në Ukrainë dhe përballë Perëndimit, Serbia do të inkurajohej për të filluar ta imitonte Rusinë, duke bërë agresion ushtarak kundër Kosovës. Sado absurd qëështë dhe sado që nuk mundtë jetë interes i Serbisë, rreziku nga reagimet irracionale serbe është real, ngase Serbia ka shkallë të lartë të vasalitetit nga Rusia dhe vendimet  në Beograd merren nën diktatin e Moskës. Këtë gjë e ka konfirmuar vetë presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili ka deklaruar haptas se asnjë vendim nuk e merr pa u konsultuar me Putinin. Sido që të shkojnë zhvillimet ne Ukrainë dhe në botë, Kosova prapë mbetet pa e përmbyll kornizën e vet shtetërore me anëtarësim në OKB, sepse Rusia do ta kushtëzonte pranimin eventual të Kosovës në OKB në pako me pranimin në OKB të Abhazisë dhe Osetisë Jugore, si dhe të Donbasit osetëtë gjithapushtimeve që do t’i legalizojë në Ukrainë. Ndërkaq, kjo është thjesht e pamundur të ndodhë, për sa shihet sot disponimi në shtetet perëndimore.

Nëse do të jetë kështu, atëherë Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Kosova do të lëvizin me shpejtësi të ndryshme drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. Shqipëria e ka rrugën e hapur dhe varet vetëm nga vullneti dhe kapacitetet e institucioneve dhe të shoqërisë shqiptare. Maqedonia e Veriut ka para vetes një rrugë të vështirë të arritjes së konsensusit për ndryshimet kushtetuese dhe akordin final me bullgarët për të kaluarën, ndërsa Kosovae ka statusin e një konflikti të ngrirë, qëmë shumë anon drejt shpërthimit të konfliktit sesa drejt zgjidhjet definitive. Ky skenar mund të ndryshojë vetëmnëse Bashkimi Europian dhe SHBA e frenojnë Vuçiqin dhe Serbinë që të mos e ndjekë Putinin dhe Rusinë, e cila e nxitë ta mbajë të pafashitur konfliktin. Deri tash BE-ja dhe SHBA-ja nuk kanë dëshmuar as vullnet e as kapacitete për ta frenuar Serbinë. Që u ka ardhur me të në majë të hundës me arrogancën e Serbisë, kjo është evidente. Por, edhe që nuk ka unitet e fuqi veprimi në BE, po realisht as në SHBA, po ashtu është evidente. Rrjedhimisht, Kosova mbetet pezull edhe sa i përket statusit e edhe sa i përket anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe në NATO. Kjo do të thotë se shqiptarët,si komb,ende nuk janë afër që të rehabilitohen tërësisht në sytë e europianëve, si njëkomb europian. Dhe, Ballkani ende do të mbetet si një tokë e pëlleshme e pansllavizmit, duke refuzuar që të integrohet në Europë. Në fakt, duke tentuar që pjesa serbe e Ballkanit të mbetet si një zgjatim i njëgubernie ruse.