Tifozët grekë futen në tribunën e “Dardanëve”! (VIDEO)

Tifozët grekë futen në tribunën e “Dardanëve”! (VIDEO)

Tifozët e Kosovës dhe ata të Greqisë vazhdojnë të kenë probleme, derisa ka pasur përleshje në përfundimin e pjesës së parë.

Pjesa e parë përfundoi me rezultat 0:0, por nuk shkoi ashtu siç duhet, me tifozët grek që fishkëllyen himnin e Kosovës, gjuajtën me gurë “Dardanët” dhe vendosën flamur serb në stadium.

E pas përfundimit të pjesës së parë, tifozët grek janë përleshur me ata të Kosovës, gjë që mund ta shihni në videon e mëposhtme.

Menjëherë shihet edhe momenti kur policia ndërhyn për të mos lejuar të ketë incidente.